I vdes foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Gjilanit – Policia arreston doktorin

I vdes foshnja gjatë lindjes në Spitalin e Gjilanit – Policia arreston doktorin

Një grua ka raportuar në polici të premten se i ka vdekur foshnja gjatë lindjes në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, njofton Insajderi.

Lidhur me këtë rast, policia njofton se ka arrestuar një doktor.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

Trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com