
Ka humbur jetën një fëmijë si pasojë e zjarrit që përfshiu një banesë në Gjakovë.
Sipas Elezajt, ngjarja ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Yll Morina”.
“Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshire një banesë në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banoreve”, tha Elezaj.
Pas shuarjes së zjarrit është gjetur trupi i fëmijës ku ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen.

Shiriti i policisë
“Në banesën në fjalë pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës femër/kosovare lindur në vitin 2011 për të cilën ekipi mjekësore ka konstatuar vdekjen e saj. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit I cili ka rekomanduar që rasti të iniciohet si ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvënje’”.
Kurse, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion
Megjithatë, zjarrfikësit kanë arritur t’i shpëtojnë dy persona të tjerë./Insajderi.com