Një grua ka vdekur, ndërsa dy të tjera janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti të trafikut që ka ndodhur të enjten rreth orës 11:36 në fshatin Sllatinë e Ulët të Vitisë.
Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai njoftoi se drejtuesja e veturës pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Gjilanit është liruar, por me urdhër të prokurorit është ndalur në qëndrën e ndaljes për 48 orë, gjersa pasagjerja tjetër e lënduar është jashtë rrezikut për jetë.
“Një veturë në lëvizje e sipër ka humbur kontrollin dhe dyshohet se e ka goditur një mur skaj rruge, me ç’rast tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar me urgjencë në qendrën emergjente të Gjilanit.
Edhe për kundër ndihmës së ofrua Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen një femre që ndodhej në veturë, si pasoj e lëndimeve të pësuara në aksident”.
Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Policia e Kosovës është duke i bërë hetimet për t’i ditur shkaqet e këtij aksidenti të rëndë”.
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 58 me dëme materiale./Insajderi.com