Vdes një grua në Fushë Kosovë pasi bie nga ndërtesa

Vdes një grua në Fushë Kosovë pasi bie nga ndërtesa

Një grua ka ndërruar jetë sot rreth orës 13:00, pasi ka rënë nga një ndërtesë në Fushë Kosovë.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Nëna Terezë” të kësaj komune.

Ajo tutje ka shtuar se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar rrethanat që lidhen me këtë rast.

“Sot rreth 13:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Nëna Terezë’ në Fushë Kosovë, një person ka rënë nga një ndërtesë dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti. /Insajderi.com