Vdes një grua në Malishevë, familja dyshon te vaksina anti-COVID

Vdes një grua në Malishevë, familja dyshon te vaksina anti-COVID

Një grua në Malishevë ka ndërruar jetë, ndërsa familja e saj po dyshojnë se shkak i vdekjes së saj është vaksina anti-COVID.

Rreth orës 17:00, të enjten trupi i viktimës është dërguar nga familja në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare – më pas është njoftuar edhe policia.

Lajmin për Insajderi.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Rajonin e Gjakovës, Nustret Gjurkaj.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

“Sipas mjekut kujdestar nuk vërehet ndonjë element dyshimi rreth vdekjes por ne kontakt me familjaret e viktimës të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina Anti Covid-19 te cilen viktima e kishte marrë para tre dite në QKMF Malishevë”, deklaroi Gjurkaj.

Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i krimeve të rënda.

Trupi i pa jetë i viktimës merret nga instituti i Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë për obduksion.

Hetimet po vazhdojnë, njofton Policia. /Insajderi.com