Vdes një grua në spitalin e Shtimes – policia jep detaje

Vdes një grua në spitalin e Shtimes – policia jep detaje

Një grua e cila ishte duke u trajtuat në Institutin Special të Shtimes, ka ndërruar jetë gjatë pasdites së djeshme, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes”.

Mjeku ka kontrolluar viktimën nuk janë vërejtur shenja dhune.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Instituti special Shtime 19.12.2020 – 18:05.Është raportuar se viktima femër kosovare e cila ishte duke u trajtuar në Institutin Special, sot ka ndërruar jetë. Mjeku ka kontrolluar viktimën nuk janë vërejtur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com