Një grua ka ndërruar jetë të enjten, në vendin e saj të punës në Fushë Kosovë, shkruan Insajderi.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se viktimës fillimisht i ishte keqësuar gjendja shëndetësore e cila kishte mbetur pa vetëdije, ndërsa pas ardhjes se ekipit mjekësorë është konstatuar vdekja e saj.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“ Është raportuar se viktima femër kosovare deri sa ka qenë në orar të punës, të njëjtës i është keqësuar gjendja shëndetësore e cila ka mbetur pa vetëdije. Ekipi mjekësor kanë dalur në vendin ngjarje edhe është konstatuar vdekja e saj. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./Insajderi.com