Një person i burgosur në burgun e Dubravës, ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Pejës, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se i ndjeri I.B., gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për një kohë të gjatë ishte duke u trajtuar në Stacionarin Shëndetësor të qendrës.
I.B. nga data 03.12.2020 me rekomandim të mjekut të qendrës korrektuese ishte shtruar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe ndërroi jetë.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes. /Insajderi.com