Vdes një i burgosur në Dubravë, kishte kancer

Vdes një i burgosur në Dubravë, kishte kancer

Një i burgosur në  Qendrën Korrektuese të Dubravës ka ndërruar jetë sot rreth orës 15:40.

GJ.P i lindur më 1965 ishte dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Pejës dhe sipas SHKK-së, përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore ai ka ndërruar jetë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se, sot më  22 maj 2019, rreth orës 15:40, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri,  me inicialet Gj. P, i lindur më 1965.Gjatë vuajtjes së dënimit,  i njëjti ka qenë i vendosur në stacionarin e QK Dubravë dhe për një periudhe të gjatë kohore ishte duke u trajtuar me terapi, po vuante  nga sëmundja e kancerit, për çka ishte i shtrirë disa herë  edhe në QKUK”, thuhet në njoftimin për media, transmeton Indeksonline.

Gj.P akuzohej për veprën penale ‘Vrasje  e rëndë’ dhe sipas ligjit, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.