Një i burgosur ka vdekur sot (e hënë) rreth orës 05:45 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, njofton Insajderi.
Viktima është 72-vjeçar me inicalet M.C.
Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
Siç bëhet e ditur në njoftim, i ndjeri gjatë qëndrimit të tij në Qendrën Korrektuese Dubravë për një kohë të gjatë kishte probleme mendore dhe po ashtu kishe rezultuar pozitiv me Coronavirus.
“Nga data 06.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë”.
“Gjatë qëndrimit të tij në Repartin Psikiatrik të Spitalit Rajonal të Pejës, M. C, me datë 10.12.2020 ishte testuar për Covid 19, me ç ‘rast kishte rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa viktimës do t’I bëhet autopsia për ta verifikuar shkakun e vdekjes./Insajderi.com