Vdes një i ri në Kamenicë nga Covid-19

Vdes një i ri në Kamenicë nga Covid-19

Ka vdekur edhe një djalë i ri nga Komuna e Kamenicës si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Në njoftimin e Kastratit, shprehet ngushëllim për familjen e të ndjerit, i cili ka vdekur nga Covid-19, si dhe bëhet thirrje për respektim rigoroz të masave.

Me këtë vdekje, numri i përgjithshëm i të vdekurve shkon në 198 në Kosovë./Insajderi.com