Vdes një i ri nga Prishtina si pasojë COVID-19

Vdes një i ri nga Prishtina si pasojë COVID-19

Florent Kurtolli nga Prishtina ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Lajmi për vdekjen e tij është konfirmuar nga familjarët e tij.

Varrimi i të ndjerit do të bëhët të enjten në ora 13:00 në varrezat e qytetit, në lagjen Arbëri.

“Për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia të pame nuk do të ketë, familja do të pranoj ngushëllimet në varrim dhe përmes mjeteve të komunikimit”, thuhet në njoftim.

 

14 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, brenda njëzetekatër orëve të fundit në Kosovë.

Përveç numrit të lartë të viktimave, shifra të larta vazhdojnë të mbeten edhe në rastet e reja pozitive të shënuara për 24 orë.

Dy mijë e 541 qytetarë kanë rezultuar pozitivë nga gjithsej 12 mijë e 618 testime të kryera.

Të mërkurën janë shëruar 604 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërkaq numri I rasteve aktive është rritur në 23 mijë e 845.

Në njëzetekatër orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës. Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com