Një infermiere e Spitalit të Vushtrrisë ka vdekur të dielen në vendin e saj të punës, shkruan Insajderi.
Lajmi është bëri i ditur nga Policia e rajonit të Mitrovicës.
Sipas Policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin e saj të punës infermierja viktima Z.Sh., e cila punonte në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti cilësohet si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com