Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

Vdes një infermiere në Spitalin e Vushtrrisë

Një infermiere e Spitalit të Vushtrrisë ka vdekur të dielen në vendin e saj të punës, shkruan Insajderi.

Lajmi është bëri i ditur nga Policia e rajonit të Mitrovicës.

Sipas Policisë, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Sot rreth orës 08:00, policia në Vushtrri ka pranuar një informacion se ishte gjetur pa shenja jete në vendin  e saj të punës infermierja viktima Z.Sh., e cila punonte  në spitalin e Vushtrrisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksionRasti cilësohet si vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.com