Vdes një nxënëse në qytetin e Pejës

Vdes një nxënëse në qytetin e Pejës

Ka vdekur nxënësja e shkollës fillore “Dardania” në Pejë, Rrita Shabanaj, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, zyrtarët e kësaj shkollë, kanë thënë se vdekja e saj i mërziti të gjithë.

“Ndarja shumë e hershme nga kjo jetë ka prekur thellë zemrat tona, shokëve e shoqeve të klasës dhe mësueses që të deshi aq shumë“, thuhet në njoftimin e tyre.

Zyrtarët e kësaj shkolle kanë shprehur ngushëllime për familjarë dhe të afërm të Rritës./Insajderi.com