
Një pacient i cili ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka vdekur të hënën.
Policia thotë se për rastin është njoftuar nga stafi i QKUK-së.
Rasti në polici është hapur si “Hetim i vdekjes”.
“Prishtinë, 24.10.2021 – Nga Stafi i QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar, ka vdekur”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com