Vdes një person me COVID-19 nga Skenderaj

Vdes një person me COVID-19 nga Skenderaj

Një person ka vdekur pas infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

“Si pasojë e virusit Covid-19, paska ndërruar jetë Haki Rushiti nga Prekazi. Duke e njohur që nga rinia, Hakiu ishte burrë shumë i mirë e i dashur për të gjithë. Ishte aktivist i palodhshëm e punëtor shumëvjeçar i shkollës “Azem Bejta” në Prekaz”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e tij në rrjetin social.

Kjo është vdekja e tretë gjatë ditës së sotme si pasojë e infektimit me Coronavirus.

Dy pacientët e tjerë ishin nga Ferizaj.

Ky është postimi i plotë i Lushtakut;