Pacienti ka qenë i diagnostikuar me Coronavirus, por gjithashtu ka pasur edhe sëmundje të tjera përcjellëse
Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se sot në këtë klinikë ka vdekur pacienti A.G. (1940), me vendbanim në Prishtinë, njofton Insajderi.
Pacienti që ka ndërruar jetë, vuante nga Coronavirusi.
Përvec virusit pacienti vuante edhe nga disa sëmundje të tjera shoqëruese.