Vdes një person me COVID-19 nga Gjilani

Vdes një person me COVID-19 nga Gjilani

Një person tjetër ka ndërruar jetë nga coronavirusi në moshën 63 vjeçare.

Këtë lajm e ka konfirmuar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pasi i ndjeri vjen nga kjo komunë e cila është shumë e prekur nga coronavirusi.

“Fatkeqësisht në përballjen me pandeminë globale Covid-19, sot nga jeta është ndarë edhe qytetari i Gjilanit, i katërti në këtë pandemi, Isuf Murati. Nga njoftimi që kemi marrë prej Qendrës Klinike Infektive në Prishtinë, sot ishte një lajm i vështirë për të gjithë ne. Ngushëllojmë familjen dhe garantojmë se do të jemi pranë tyre në këto ditë të vështira, sepse nuk e kanë të lehtë ballafaqimin me këtë ndarje nga më i dashuri i tyre. Ceremonia e varrimit do të organizohet nga Komuna e Gjilanit në kushte pandemie”, ka thënë kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, në një adresimin për publikun.

Poashtu, kryetari i Gjilanit ka apeluar për masa mbrojtëse për shkak të rasteve të shumta pozitiv me COVID-19.

“Apeloj te të gjithë qytetarët ti respektojnë masat mbrojtëse sipas rekomandimeve të profesionistëve, maskat, dorezat, distanca, sepse janë baza e të jetuarit në përditshmërinë tonë. Nuk duhet shmangur këto rekomandime sepse ky virus është një kërrcënim i shëndetit publik. Mos jep shërbim dhe mos u shërbe askund, nëse nuk përdoren masat mbrojtëse. Kujdes maksimal për të gjithë kudo që jeni”, ka përfunduar Haziri. /Insajderi.com/