Vdes një person në aksidentin e rëndë Prishtinë – Ferizaj

Vdes një person në aksidentin e rëndë Prishtinë – Ferizaj

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj, saktësisht në vendin e quajtur Konjuh. Një person ka mbetur i vdekur nga ky aksident dhe disa të tjerë të lënduar.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha, ka thënë se sipas informacioneve të fundit një person ka vdekur, ndërsa disa të tjerë janë lënduar.

“Nga vendi i ngjarjes janë percjellë për në emergjencë në QKUK në Prishtinë disa persona të lënduar. Policia me njësitet e saj është duke trajtuar rastin sipas procedurave të parapara dhe pas përfundimit të hetimeve do të dihen edhe shkaqet që kanë çuar deri te aksidenti. Sipas informacioneve të fundit një person i lënduar në këtë aksident nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.”, ka deklaruar Hoxha.

Ai apeloi te drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut, në veçanti t’i përmbahen shpejtësisë së lejuar, meqë rastet e tilla të aksidenteve rrugore shpesh po përfundojnë edhe me fatalitet.