
Një i burgosur ka vdekur mbrëmë në burgun e Dubravës. I burgosuri në fjalë, i moshës 30-vjeç dyshohet të ketë bërë vetëvrasje.
Insajderi ka mësuar se rasti ka ndodhur në pavijonin e të burgosurve me probleme mendore në Burgun e Dubravës.
Insajderi ka tentuar të marrë një konfirmim nga zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Jerton Kabashi, mirëpo ai ka refuzuar të japë konfirmimin. Ka thënë se SHKK-ja do të dalë me komunikatë.