Vdes një person në Burgun e Dubravës

Vdes një person në Burgun e Dubravës

Sot në Shërbimin Spitalor të Q.K. Dubravë, ka ndërruar jetë i burgosuri F. B, i lindur më 30.04.1953. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar i Stacionarit të Q.K. Dubravë, K.F, thuhet në një njoftim të Shërbimit Korrektues të Kosovës..

Siç njofton Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, i ndjeri ka qenë i diagnostikuar me shumë sëmundje dhe komplikime të natyrës respiratore, kardiake, diabetike dhe deri te amputimet e fundit të pjesëve të gjymtyrëve! Diagnoza e fundit e përcaktuar ka qenë insuficiencë kardio-respiratore.

I ndjeri kishte bërë kërkesë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit për shkaqe shëndetësore por ende nuk kishte pranuar vendimin nga Gjykata përkatëse, njofton Express.

Për rastin, janë njoftuar të gjitha organet kompetente: Policia, Prokurori i Shtetit si dhe Familja e të ndjerit.

F.B. ka qenë i dënuar 3 vite burgim për veprën penale “Dhunim në tentativë”.