Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën “Nexhip Draga”, në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri.
Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve, brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetur një person i moshuar rreth moshës 80 vjeçare.
Sipas të dhënave të para, viktima thuhet të jetë vetë pronari i shtëpisë. Njësi Policore janë në vendin e ngjarjes.