Vdes një person në Podujevë duke prerë drunj

Dje rreth orës 14:00 në fshatin Bellosicë të Podujevës, një person K/mashkull ka pësuar lëndime trupore derisa ishte duke prerë drunj në pyll.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion” thuhet në raportin e policisë.