Vdes një person në Podujevë si pasojë e aksidentit me traktor

Vdes një person në Podujevë si pasojë e aksidentit me traktor

Ka vdekur një person në Fshatin Orllan të Podujevës si pasojë e një vetë-aksidenti me traktor, njofton Insajderi.

Lajmin për Insajderi.com e ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Krasniqi ka treguar se rreth orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku.

Sipas policisë, nga informacionet e para dyshohet se një traktor është rrokullisur dhe i janë shkaktuar lëndime të rënda një personi mashkull.

I njëjti është dërguar në emergjencën e Podujevës, aty ekipi mjekësor ka konstatuar se ai është pa shenja jete.

Njësitë policore janë duke e trajtuar rastin”./Insajderi.com