Vdes një person në Prishtinë – policia jep detaje

Vdes një person në Prishtinë – policia jep detaje

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë sot në sheshin ‘Nëna Tereza’ në Prishtinë. Fillimisht raportohet se personi në fjalë është alivanosur ndërsa më pas mejkët kanë konfirmuar vdekjen e tij, shkruan Insajderi.

Zëdhënësi i Policisë,  Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur një orë më parë.

‘’Me datë 17.02.2018 rreth orës 18:00, policia ka marrë informacion se një person, mashkull, rreth 60 vjeç është gjetur i alivanosur në sheshin Nënë Tereza. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore dhe mjekët emergjentë.  Këta të fundit kanë bërë përpjekjet e tyre për t’i ofruar ndihmën e parë, mirëpo sipas mjekëve personi në fjalë nuk ka shenja jete’’, ka thënë Borovci për Insajderin.

Shumë qytetarë nga gjithë Kosova gjenden në sheshet e Prishtinës për të festar 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.