Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar në Pejë

Vdes një person në QKUK, ishte aksidentuar në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur mbrëmë pas një aksidenti trafiku që kishte pësuar më 25 mars të këtij vitit, shkruan Insajderi.

Sipas policisë, viktima kishte qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pas aksidentit që kishte pësuar në rrugën Pejë-Deçan.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Në lidhje me rastin, është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke u trajtuar në QKUK, me 21.05.2021 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së./Insajderi.com