
Një person ka vdekur të premten në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë, njofton Insajderi.
Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, i ndjeri ka qenë duke u trajtuar në QKUK, pasi ishte aksidentuar rreth dy javë më parë.
“Në lidhje me rastin është raportuar se personi i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK si pasojë e aksidentit, me 18.12.2020 ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Insajderi.com