Vdes një person në Suharekë, i biri i viktimës thotë se bëri vetëvrasje

Vdes një person në Suharekë, i biri i viktimës thotë se bëri vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme në Suharekë, njofton Insajderi.

Për vdekjen e viktimës ka njoftuar i biri i tij, i cili në polici ka raportuar se dyshohet që babai i tij ka bërë vetëvrasje.

“Viktimën e kanë dërguar me urgjencë në spital pastaj sipas mjekëve viktima ka vdekur pasi kishte plagë të rënda”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë nuk dihet lloji.

Për rastin është njoftuar prokurori i cili ka cilësuar rastin vrasje deri në hetimet e ardhshme. /Insajderi.com