Vdes një person nga COVID-19 në Kosovë, 70 raste të reja

Vdes një person nga COVID-19 në Kosovë, 70 raste të reja

Një person ka vdekur nga si pasojë e infektimit me Coronavirus brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e fundit të Ministrisë së Sëhndetësisë, të cilët bazuar të dhënat e IKSHPK-së, njoftojnë se edhe 70 raste të reja kanë rezultuar pozitive me COVID-19 nga gjithsej dy mijë e 941 testime të kryera.

Derisa numri i të infektuarve është shëruar me një rritje enorme, vetëm tetë persona janë shëruar gjatë së njëjtës periudhë kohore.

Në total numri i rasteve aktive është 366.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës. Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com