Vdes një person nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

Vdes një person nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

Një person, që kishte edhe sëmundje shoqëruese, ka vdekur nga COVID-19, derisa po trajtohej në Spitalin e Pejës, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja e Spitalit të Përgjithshëm të Pejës në Facebook.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. Nga këta pacientë 11 janë në Oksigjeno terapi, fatkeqësisht një paciente e shoqëruar edhe me sëmundje tjera ka vdekur, një pacientë është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në njoftimin e spitalit./Insajderi.com