Vdes një person nga Gjilani i infektuar me Coronavirus

Vdes një person nga Gjilani i infektuar me Coronavirus

Një person nga Gjilani ka ndërruar jetë sot si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Viktima ishte duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim të kësaj komune me anë të rrjetit social Facebook.

“Komuna e Gjilanit ka shënuar edhe nëntë raste të reja pozitive me COVID-19, derisa një qytetar që ishte në hospitalizim në Spitalin e Përgjithshëm, ka ndërruar jetë sot”, thuhet në njoftimin e komunës.

Deri tani në këtë komunë 28 persona kanë vdekur nga koronavirusi. /Insajderi.com