Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Vdes një person nga koronavirusi në Gjilan

Një gjilanas ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shtuar tutje se në Gjilan janë gjithsej 184 raste aktive, të hospitalizuar 40 dhe 18 persona nuk kanë arritur t’i bëjnë ballë këtij infeksioni, që nga fillimi i pandemisë deri më sot.

“#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë në Gjilan është kjo: 540 të infektuar në total, 338 të shëruar, raste aktive janë 184, të hospitalizuar 40 dhe 18 të vdekur. Ndërsa, mostra në pritje janë 38″, ka thënë ai. /Insajderi.com/

#Dita145 me lajme të këqija. Fatkeqësisht edhe 1 gjilanas ka ndërruar jetë nga #COVID19 brenda 24 orëve. Ngushëllimet më…

Posted by Lutfi Haziri on Tuesday, August 4, 2020