
Ilir Morina, drejtori i Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit në Kosovë, ka thënë se nga një ortek që ndodhi në Brezovicë, ka vdekur një person.
Orteku ka ndodhur para pak minutash, i cili ka lënë një person të lënduar dhe tjetri ka vdekur.
Nënkolonel Basri Shabani nga policia në rajonin e Ferizajt, e ka konfirmuar lajmin për KTV, dhe ka thënë se dyshohet që ky ortek ka zënë dy persona.
Për këtë ka njoftuar edhe Federata Skitare e Kosovës sipas së cilëve orteku i borës ka rënë në vendin e quajtur “Folea e Shqiponjës”, ku kanë qenë duke skijuar dy personat.
Sipas këtij njoftimi, njëri nga ta është gjetur i gjallë dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.