Vdes një person si pasojë e një aksidenti trafiku

Vdes një person si pasojë e një aksidenti trafiku

Policia raporton se në autostradën në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet rreth orës 21:00.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në mes një kamioni dhe një veture BMW ku si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur pasagjeri i veturës.

Vdekjen e pasagjerit e ka konstatuar mjekur kujdestar ndërsa, vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime të rënda trupore. /Insajderi.com