Emine Matoshi, pjesëtare e Policisë së Kosovës ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.
Vëllai i saj, Musë Matoshi, ka kumtuar lajmin, duke shtuar se motra e saj ka vdekur nga një sëmundje e shkurtër.
“Pas një sëmundje të shkurtër ( jo prej Covid-19) ndërroi jetë motra jonë Emine Matoshi”, ka shkruar ai në Facebook.
Matoshi ishte nga Gjilani dhe për vdekjen e saj shprehi ngushëllim edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje nga ky qytet, Labinotë Demi Murtezi.
“Nga rrezatimi pozitiv njerëzor deri tek përgjegjësia e uniformës, në ty shkriheshin të gjitha nuancat e rrezatimit të dëlirësisë e sinqeritetit. U trondita me ikjen tënde Minush, Zoti të mëshiroftë e ta faltë xhennetin”, ka shkruar ajo në Facebook. /Insajderi.com
Nga rrezatimi pozitiv njerëzor deri tek përgjegjësia e uniformës, në ty shkriheshin të gjitha nuancat e rrezatimit të…
Posted by Labinotë Demi Murtezi on Monday, 11 January 2021