Vdes një punëtor 50 vjeçar i Telekomit të Kosovës

Vdes një punëtor 50 vjeçar i Telekomit të Kosovës

Një 50 vjeçar, punëtor i Telekomit të Kosovës ka vdekur në rrethana ende të paqarta, njofton Insajderi.

Bëhet fjalë pët Ahmet Kikajn, lajmin për vdekjene së cilit e kanë bërë të ditur Sindikata e Telekomit, përmes një njoftimi mortor.

Edhe familjarë të të ndjerit, njoftuan përmes rrjeteve sociale se Ahmet Kikaj ndërroi jetë papritur.

”Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë, morëm lajmin se pa pritmas ne moshen 50 vjeqare ka nderruar jetë kolegu Ahmet Kika.

FSP-PTK u shprehë ngushëllimet më të sinqerta kolegëve dhe familjarëve të tij.

Qoftë i paharruar kujtimi për Ahmet Kika!

FSP-PTK”. /Insajderi.com