
Një punëtor ka vdekur në bjeshkët e Rugovës, pasi dyshohet se i kishte rënë një lis në kokë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Prokuroria Themelore në Pejë.
Ai tha se dyshimet e para janë që i ka rënë një lis në kokë derisa ishte duke punuar në mal.
“Ka vdekur një person në bjeshkët e Rugovës, dyshimet e para janë se shkaku i vdekjes ka ardhë si pasojë e rënies së lisit në kokë” tha Nikçi.
Më tej, Nikçi tha se prokurori i shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar për autopsi./Insajderi.com