Vdes një punëtor në vendin e punës në Prizren

Vdes një punëtor në vendin e punës në Prizren

Një person ka vdekur dje pas një lëndimi që ka marrë në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Lubizhdë të Prizrenit.

Siç raporton policia viktima mashkull, në rrethana të pa njohura është lënduar në vendin e tij të punës.

Ai fillimisht dërgohet për tretman mjekësor në qendrën spitalore rajonale Prizren e më pas edhe në QKUK-ë, ku edhe ka ndërruar jetë.

Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore. Me vendimin e prokurorit rasti iniciohet dhe mbetet të hetohet.