
Një person ka ndërruar jetë teksa ra nga një lartësi gjatë punës në një lokal në Veternik.
Pronari i këtij lokali me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Pas ngjarjes tronditëse, të hënën – njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin e urgjencës.
Aty edhe u konfirmua vdekja e tij.
Trupi i të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Insajderi.com