
Një 39 vjeçar, shtetas gjerman është gjetur i vdekur sot në oborrin e një hoteli në Mitrovicë, njofton Insajderi.
Dyshohet se viktima ka kërcyer nga dritarja e hotelit në të cilin ka banuar për një kohë të gjatë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Insajderin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Bëhet fjalë për një person shtetas i huaj 39 vjeçar. Dyshohet se është hedh nga dritarja e një hoteli në Mitrovicë. Si rast është trajtuar nga policia me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Zahiti.
Insajderi merr vesh se 39-vjeçari ishte duke punuar në Mitrovicë. /Insajderi.com/