Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Vdes një ushtar amerikan në Kosovë

Një ushtar amerikan që shërbeu si pjesë e forcave të NATO-s në Kosovë, vdiq të shtunën në kampin Bondstill (Bondsteel). Rasti është duke u hetuar, ka njoftuar Ushtria Amerikane.

Robert W. Jones, 21 vjeç, nga Vail, Arizona, ishte pjesë e Batalionit të 709 të Policisë Ushtarake të Brigadës së 18-të.

Sipas komunikatës së lëshuar për opinionin, ku citohet komandanti i Batalionit të Policisë Ushtarake, nënkoloneli Xhefri Searl, thuhet se Jones ishte një ushtar shumë i shquar.

Ai iu bashkua Ushtrisë Amerikane në gusht të vitit 2015 dhe ishte dekoruar me disa medalje, përfshi edhe ‘Medaljen e NATO-s’ në Kosovë.