Vdes një vajzë pasi u shkel me veturë në Suharekë

Vdes një vajzë pasi u shkel me veturë në Suharekë

Dje në Suharekë është raportuar se  e dyshuara femër shtetase e huaj, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin  duke përfunduar në mbrojtëset e rrugës.

Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar një femër, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona, dy meshkuj dhe dy femra, të gjitha Shqiptare, shtetase të huaja, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./ Insajderi.com