Vdes një zyrtar policor nga coronavirusi, deklarohet Policia e Kosovës

Vdes një zyrtar policor nga coronavirusi, deklarohet Policia e Kosovës

Në orët e vona të mbrëmjes së 16 korrikut, një zyrtar policor nga Gjakova, ka ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid-19, njofton Insajderi.

Kështu kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, me anë të një njoftimi për medie, të cilët tutje kanë dhënë detaje në lidhje me viktimën dhe veprimtarinë e tij në këtë institucion.

39 vjeçari, Ilir Gjokaj, kishte shërbyer në Stacionin Policor në Gjakovë, ndërsa nga data 07 korrik është lajmëruar në pushim mjkeësor për shkak të problemeve në boshtin kurrizor, ndërsa pesë ditë më vonë është hospitalizuar në reparin e pulmologjisë për shkak të problemeve me frymëmarrje, ku më pas i është bërë edhe testi për virusin Corona, në të cilin kishte rezultuar pozitiv.

“Policia e Kosovës përmes DRP Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Tutje njoftohet se qysh nga paraqitja e pandemisë në vendin tonë, deri më sot 154 zyrtarë policorë janë infektuar me Coronavirus, prej tyre janë shëruar 77, ndërsa aktiv janë edhe 76 zyrtarë policorë. /Insajderi.com/