Edhe një zyrtar policor ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.
Bëhet fjalë për Ali Çelajn i cili vinte nga komuna e Pejës.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi në Facebook.
Edhe disa policë të tjerë kanë vdekur gjatë javëve të kaluara nga koronavirusi në vend.
Gjithsej 498 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Kosovë deri më tani.
Me Coronavirus janë infektuar 12.981 persona, ndërsa janë shëruar nëntë mijë e 85 persona. /Insajderi.com