Vdes 20 vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Vdes 20 vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

Ka vdekur 20 vjeçarja, Fatime Haxhidema, e cila ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj që ndodhi rreth një muaj më parë, njofton Insajderi.

Lajmin për vdekjen e Fatimes e ka bërë të ditur shoqja e saj, Leona Jahiri.

“Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek ‘The Village’, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema!

Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!”, ka shkruar ajo në Facebook./Insajderi.com