Vdes njëri nga katër të aksidentuarit dje në autostradëm “Arbën Xhaferi”

Vdes njëri nga katër të aksidentuarit dje në autostradëm “Arbën Xhaferi”

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur gjatë ditës së djeshme në autostradën “Arbën Xhaferi”, përkatësisht në rrugën Lipjan – Prishtinë, njofton Insajderi.

Siç njofton policia në raportin e saj 24-orësh, në këtë aksident e përfshirë ishte vetëm një veturë, ndërsa katër persona kanë pësuar lëndime trupore, por që njëri nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra.

“Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet tutje në raport.

Njoftimi i plotë:

Autostrada Arber Xhaferi, Lipjan-Prishtinë 29.08.2020 – 17:55.Është shkaktuar një aksident trafiku e i involvuar vetëm një veturë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër meshkuj kosovarë, dy të lënduar rëndë dhe dy të lënduar lehtë. Të gjithë të lënduarit janë duke u trajtuar në QKUK. Rreth orës 00:10 është konfirmuar se njëri nga viktimat ka ndërruar jetë dhe është dërguar në IML për Obduksion. /Insajderi.com