Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së

Vdes njëri nga themeluesit e LDK-së

Njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Esat Dauti, ka nderuar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.

Për këtë vdekje ka shprehur ngushëllim edhe kryetari i subjektit më të vjetër politik, Isa Mustafa.

“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit. Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar pareshtur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës. /Insajderi.com