Vdes njëvjeçari nga Prishtina, u godit nga një kamionetë

Vdes njëvjeçari nga Prishtina, u godit nga një kamionetë

Një fëmijë njëvjeçar ka ndërruar jetë paraditen e së shtunës pasi u godit nga një kamionetë në rrugën “Mehmet Ali Vironi” në Prishtinë.

Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se me vendim të prokurorit, drejtuesi i automjetit është dërguar në mbajtje.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet (kamionetë) dhe një këmbësor (i lindur 2020). Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, i cili nuk ka mundur tu përballojë lëndimeve dhe i njëjti, ka ndërruar jetë”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo ka shtuar se janë duke punuar në ndriqimin e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ndryshe, paraditen e së shtunës, një aksident tjetër ka ndodhur në afërsi të rrethit të “Flamurit” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor./Insajderi.com