Një person i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ka vdekur sot rreth orës 13:00 në emergjencën e Lipjanit.
I paraburgosuri me inicialet N.M. akuzohej nga prokuroria për “Vrasje të rëndë në ndihmë”, raporton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e të paraburgosurit e ka konfirmuar përmes një komunikate për medie Shërbimi Korrektues i Kosovës.
“Sot, më datë 3 Prill 2017, rreth orës 12:45, i paraburgosuri N.M., i akuzuar për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në ndihmë’, pas dhënies së ndihmës së parë nga stafi mjekësor i Qendrës së Paraburgimit në Lipjan, me udhëzim të mjekut të kësaj qendre, është përcjellë për në Emergjencën e qytetit”, njofton SHKK.
“Nga QKMF Lipjan, kemi pranuar informatën se i paraburgosuri N.M, edhe pse është reaminuar, nuk ka mundur të mbijetojë. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës. /Insajderi.com